Ndeshja e 100-të, trofe për Pirlon
18/06/2013 00:00
Zëvendëspresidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Demetrio Albertini
dhe trajneri i kombëtares Cezare Prandelli i kanë dhuruar një trofe
special dhe një fanelë me numrin 100, mesfushorit Andrea Pirlo i cili me
Meksikën zhvilloi ndeshjen e 100-të me përfaqësuesen italiane.
Në Maracana 34 shënoi golin e parë dhe ishte një nga protagonistët e fitores 2-1 të Italisë ndaj Meksikës.
Ndeshjen e radhës Italia do ta luajë kundër Japonisë ndërsa përballjen e fundit në grup, përfaqësuesja e Prandelli-t do ta ketë me vendasit brazilian.
Top Channel