F1, Pirelli: Do të ketë gara me 4 pit-stope

18/06/2013 15:30

Të enjten, në Paris, Pirelli dhe Mercedes do të duhet të shpjegojnë testin privat tek FIA, ndërsa ditën e djeshme, shefi i kompanisë italiane të gomave, Paul Hembery, iu kthye temës mbi ndalesat e shumta në bokse për shkak të konsumit të lartë të gomave.

Hembery tha për ‘Autosport’: “Tani do të kemi gara të vështira për gomat kështu që me shumë mundësi do të shohim skuderi që do të zgjedhin strategjinë me 4 pit-stope edhe pse ne nuk e donim këtë gjë.”

Konsumi i lartë i gomave Pirelli bën që ato të mos zgjasin shumë në pistë dhe kompania kishte vendosur t’i forconte ato për të shmangur kaq shumë ndalesa, por jo të gjitha skuderitë ishin dakord dhe pa konsensus nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në mes të sezonit.

“Donim t’i forconim gomat, por skuderitë nuk ranë dakord dhe e dimë që nuk do të bien kurrë dakord”, shtoi Hembery.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta