Reali duhet të paguajë për Ancelottin

17/06/2013 18:30

Carlo Ancelotti është gjithmonë e më pranë konfirmimit si trajneri i ri i Realit të Madridit, por madrilenët tashmë i janë dorëzuar faktit se duhet të paguajnë për të punësuar italianin.

Pasi Paris SG është treguar kokëfortë në disa javë negocimesh intensive, Florentino Perez mund të pranojë të derdhë në arkat e klubit francez shumën e 7,5 milionë eurove, për t’i dhënë fund “telenovelës”, e nisur kështu planifikimin e merkatos verore me trajnerin e tij të ardhshëm.

Ndërkohë, sipas të përditshmes “L’Equipe”, kampionët e Francës po punojnë në pistën që të çon drejt Villas Boas, aktualisht trajneri i Tottenhamit.

Sheikët që drejtojnë klubin duket se pëlqejnë së tepërmi portugezin, për entuziasmin që është në gjendje t’i transmetojë futbollistëve, ndërsa skemat e tij dhe mundësia hipotetike për të bindur Bale për të kaluar në “Parc des Princess”, gjithashtu është shumë e vlerësuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta