City, dy oferta për Cavanin

17/06/2013 18:40

Manchester City është i vendosur që të bëjë për vete shërbimin e Edinson Cavanit dhe për këtë arsye i ka propozuar Napolit dy lloje ofertash, nga të cilat klubi italian mund të zgjedhë më të favorshmen.

Ndonëse asnjë prej dy ofertave nuk arrin klauzolën e lëshimit automatik prej 63 milionë eurosh, ofertat janë të tilla që nuk mund të merren në konsideratë prej Napolit.

Në variantet e propozuara, City është i gatshëm që të paguajë menjëherë në llogarinë bankare të Napolit shumën e 55 milionë eurove ose nëse skuadrës së Benitez do t’i interesojë, 40 milionë euro plus boshnjakun Edin Dzeko.

Nga ana e tij, Napoli është i vendosur që të trajtojë çështjen Cavani pa ndonjë ngut, me bindjen se koha që kalon vetëm do të rrisë vlerën në ankandin në të cilin është përfshirë City dhe Reali i Madridit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta