Kelly Rowland di si promovohen albumet
14/06/2013 15:40
Kelly Rowland ka pozuar “topless” për albumin e saj më të ri me titull ‘Talk A Good Game”.
Ish-pjesëtarja e grupit Destiny’s Child ka gjetur kështu mënyrën më të mirë për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Format e saj trupore janë shumë të dallueshme, ndërsa flokët e gjatë mbulojnë pjesët intime në foton për kopertinën e albumit.
Kënga e parë nga ky album (Dirty Laundry) është lançuar në muajin maj, ndërsa albumi do të dalë më 18 qershor.
Top Channel