Koalicioni për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme do të vëzhgojë nga afër
procesin e votimit në 350 qendra votimi, të zgjedhura rastësisht në
qarkun e Tiranës e më pas në të 18 qendrat e numërimit në qark. Gjatë
një konference për shtyp përfaqesuesit e këtij koalicioni paraqitën
planin e vezhgimit.

“Nga pikëpamja ligjore, koalicioni do të vëzhgojë të gjithë aktivitetin ligjor dhe administrativ të zhvilluar nga administrata zgjedhore, përfshirë KQZ-në dhe qendrat e votimit. Kështu, vëzhguesit tanë do të jenë në qendra të caktuara dhe do të kontrollojnë që nga momenti në të cilin paraqitet Komisioni dhe që bën punën përgatitore; do të vërehet nëse materialet zgjedhore kanë ardhur në rregull nga KZAZ-të, kanë qenë në gjendje fizike të mirë dhe do të shihet edhe puna për përgatitjen e ambienteve. Do të shihet edhe procesi i mbylljes, për ata qytetarë, të cilët ndodhen jashtë qendrës së votimit, jo për fajin e tyre, por që nuk kanë patur mundësi të votojnë, si dhe procesi i mbylljes së materialeve dhe dërgimit të tyre pranë qendrave të numërimit të KZAZ-ve”, thotë Erind Mërkuri, ekspert ligjor.

Kjo eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe grupe vezhguesisht vendore do te perdorim parime statistikore ne vezhgimin e zgjedhjeve.

Te gjithe vezhguesit do trajnohen nga 13 eksperte nderkohe qe javen tjeter do prezantohet raporti paraprak dhe ne daten 23 qershor do dilet me raporte periodike, ndërsa nje dite pas zgjedhjeve me nje raport paraprak monitorimi.

Top Channel