Policët që ruajnë votat nuk votojnë

11/06/2013 00:00

Pavarësisht se policia shqiptare ka kaluar në gadishmëri për sigurimin e
rendit dhe qetësisë publike, deri në një afat të pacaktuar pas 23
qershorit, vetë policët që do të ruajnë qendrat e votimit atë ditë, nuk
do të mund të sigurojnë këtë të drejtë thelemore.

Edhe ne zgjedhjet e meparshme dhjetra efektive policie kane rrezikuar voten e tyre per shkak te sherbimit te perforcuar, e kjo gje do te ndodhe edhe kete vit.

Per kreun e Rendit ne Policine e Shtetit, zotin Ilia Nasi, kjo çeshtje ka qene teme diskutimi me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne nje kohe qe zgjidhja do te gjendet ne menyre provizore nga vete policia.

“Ky është një problem që edhe neve na ka shqetësuar dhe jemi munduar të gjejmë një zgjidhje ligjore. Parësore për ne është kryerja e detyrës, sigurimi i rendit dhe garantimi i qytetarëve për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar dhe të mos pengohen dhe njëkohësisht ne si polici të plotësojmë gjithë ato detyrime ligjore. Aktualisht nuk kemi gjetur marrëveshje me KQZ. Ne jemi munduar që me organizimin që po bëjmë të vemë në dispozicion mjete të caktuara që policët të shkojnë të votojnë, atje ku krijohet mundësia”, thotë Ilia Nasi, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit.

Sipas nje plani masash te detajuar, i cili kalon ne kater faza, eshte vendosur qe te angazhohen per zgjedhjet mbi pese mije efektive, qe do te ruajne qendrat e votimit gjate 23 qershorit.

“Do të jenë në shërbim strukturat e rendit, shërbimi i patrullës së përgjithshme, shërbimi i Inspektorëve të Policisë së Rendit, Shërbimi i Policisë Rrugore, i Policisë së Kontrollit të autostradave dhe repartet autonome që ka policia.Përjashtohen nga ky shërbim Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe agjentët e hetimit të krimeve”, tha Nasi.

Ky eshte viti i pare qe do te aplikohen edhe ndeshkimet sipas Kodit Penal per vepra te reja penale gjate fushates zgjedhore, nese konstatohet se do te konsumohen te tilla.

Top Channel