Tiranë, sherr në kazino, plagosen dy vëllezër

10/06/2013 00:00

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës pas një sherri
në një kazino në rrugën “Dervish Hima”. Mësohet se sherri ka nisur në
brendësi të kazinos ku dy vëllezirit Arben dhe Erand Dogjani, kanë
humbur sasi të mëdha parash.

Pas kësaj ata kanë kërkuar t’i rifitojnë përsëri paratë duke u konfliktuar me rojet e sigurisë duke i goditur ata me sende të forta dhe plagosur njërin prej tyre.

Ndërsa dy të tjerët kanë nxjerrë armët duke qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Dogjani duke i lënë të plagosur.

Ndërkohë që vetëm pak minuta pas ngjarjes forcat e policisë kanë mundur të ndalojnë edhe dy autorët e plagosjes në afërsi të zonës së Freskut. Të plagosurit janë dërguar për në spitalin Ushtarak ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel