Kandidatet socialistë në Shkodër Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Rozafa
Zmijani, Luan Leta dhe drejtuesja e Grupit të Punës për të Përndjekurit
Politikë, Keti Bazhdari, zhvilluan nje takim me banoret e lagjes “Tre
heronjte” ne qytetin e Shkodres.

“Jo vetëm që do të keni drita, por do i kenë shumë më lirë se sa sot. Ju e shihni se në cfarë situate abuzive ndodhet  korporata që menaxhon sistemin e shpërndarjes së dritave”, tha Hafizi.

Ahmetaj takon të rinjtë në Gjirokastër

Në ambientet e stadiumit të qytetit të Gjirokastrës kandidati socialist Arben Ahmetaj i shoqeruar edhe nga kryebashkiaku i qytetit eshte takuar me nje grup te rinjsh te qytetit. Ne kete takim jane diskutuar projektet e rilindjes.

“Duam të ringjallim jetën artistike të qytetit, sepse ky qytet ka qenë ndër vite djep artistik. Këtej ka dalë Kadareja, këtej kanë dalë aktorë, shkrimtarë, mendimtarë. Ejani ta fillojmë këtë sfidë bashkë që nga shtatori”, tha Ahmetaj.

PD, ankesë për banderolat

Partia Demokratike ne Lezhe ka akuzuar PS dhe bashkine e drejtuar nga LSI per akte vandalizmi dhe per ndarje te padrejte te territorit per vendosjen e banderolave elektorale.

“PD e Lezhës denoncon me forcë aktin e paprecedentë, të pamoralshëm të heqjes dhe djegies së simboleve të saj elektorale”, tha Onelda Përndreca, zëdhënese e PD-së në këtë qytet.

Ka reaguar dhe dega lokale e PS.

“PS distancohet fuqishëm nga akti i një ditë më parë i dhunimit të posterit të PD-së”, tha Eduart Ndeca, kryetar i PS-së në Lezhë.

LZHK takim në Berat

Levizja per Zhvillim Kombetar ka organizuar nje takim ne qytetin e Beratit ku eshte bere edhe prezantimi i kandidateve.

“Do të bëhet çmos për cështjen e punësimit. Do ta ulim TVSH-në nga 20 në 10 për qind”, tha Shehi.

Largohet mjeku për politikë

Banore të fshatrave Zgosht, Letëm dhe Koshorisht të komunes Lunik në Librazhd kane protestuar për shkak të largimit te papritur te mjekut te ketyre fshatrave Gazmir Kazazi nga Drejtoria e Sherbimit Shendetesor Paresor Librazhd, ne nje komune tjeter me te larget.

Sipas banoreve largimi i doktorit eshte bere per arsye politike per shkak te bindjeve te majta te mjekut Kazazi.

“Thirrjes së popullit që Partia Demokratike të mos ta politizojë shërbimin shëndetësor, të mos sulmojë njerëz që punojnë, njerëz që i shërbejnë këtij populli, të bëjë mbrapsht nga ky vendim dhe të na kthejë doktorin këtu”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Top Channel