Rama: Rilindje ekonomike familjare

08/06/2013 00:00

Kreu i PS, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në takimin elektoral të zhvilluar pasditen e së shtunës në qytetin e Ballshit.

Përveçse u ka shprehur të pranishëmve mirënjohjen për këtë pritje “të mrekullueshme”, Rama u ka premtuar atyre rilindjen e mirëqënies ekonomike.

“Rilindjen do ta bëjmë realitet duke nisur me votën e 23 qershorit. Kush e do pushtetin në qafë, voton gjyshin me anti-plumb. Kush do rilindje ekonomike familjare, ka vetëm një alternativë, numrin 29”, ka thënë Rama.

Sikurse në mitingjet e tjera, kreu i opozitës ka bërë një ekspoze të programit të Partisë Socialiste për qytetarët, duke e vënë theksin tek ulja e taksave.

“Jemi të vendosur të ulim taksat për 95 për qind të shqiptarëve. Nga ulja e taksave do të përfitojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Gjithashtu, ne do të heqim edhe taksën e biznesit të vogël”, ka nënvizuar Rama.

Ai ka ftuar ballshiotët që më 23 qershor të votojnë për punësimin real dhe për mbështetjen që qeveria e majtë do t’u japë fermerëve.

Gjithashtu, Rama ka premtuar edhe kthimin e pasurive natyrore të vendit tek shqiptarët, si dhe ndryshimin radikal të sistemit shëndetësor, duke u dhënë akses të gjithëve.

”Nuk mund të lejojmë që një vend i pasur si i yni të jetojë në varfëri. Ne do t’i kthejmë popullit të drejtat mbi pasuritë natyrore. Gjithashtu, ne do të bëjmë falas sistemin shëndetësor për të gjithë”, ka shtuar Rama.

Rama në Patos: 29-ta, simbol i çlirimit

Më herët gjatë ditës, nga Roskoveci, kryetari i Partisë Socialiste ftoi banorët të
votojnë numrin 29 në fletën e votimit për t’i dhënë fund qeverisjes së
familjes Berisha dhe oborrtarëve të tij.

“29 është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë. Në 23 qershor, me numrin 29 Shqipëria do të çlirojë energji të jashtëzakonshme, për të shkuar përpara dhe për të lënë pas katragjyshim me antiplumb dhe politikën e tij të vjebër të rrënimit për të përfituar çdo ditë në kurriz të një populli të tërë. 23 qershori do të jetë dita e madhe e shqiptarërit të zakonshëm”, tha Rama.

Rama kërkoi Rilindje duke u shprehur se Rilindja do te filloje nga fshati, nga certifikata e pronesise, ulja e takses per biznesin e vogël, pergjysmimi i tatimit fitimit, heqja e taksave per inputet bujqesore, sherbim shendetsor falas per te gjithe e te tjera benefite.

Ndersa ne Patos, kryesocialisti premtoi se do marre naften nga duart e grabitqareve që tallen prej vitesh, për t’ia kthyer kete pasuri kombetareve shqiptareve.

“Në 23 qershor do t’i japim fund kësaj tallje të madhe që vazhdon prej vitesh, ku një grusht njerëzish, familjarë dhe klientë të Saliut grabisin naftën, grabisin kromin, grabisin çdo gjë që Zoti apo natyra i ka falur këtij vendi. Qeveria e re do të organizojë brenda vitit po këtu, një konferencë ndërkombëtare për të shpëtuar naftën nga grabiqarët, për t’ia kthyer këtë pasuri të madhe në formë mirëqënie këtij populli këtu në Patos dhe popullit shqiptar”, tha Rama.

Top Channel