Londër, emigrantët mund të aplikojnë për pasaportë biometrike

08/06/2013 00:00

Që prej kësaj fundjave, çdo shqiptar që jeton në Britani të Madhe mund
të aplikojë për të marrë pasaportën biometrike dhe kartën biometrike të
identitetit, duke aplikuar në Zyrën Konsullore të Ambasadës së
Shqipërisë në Londër.

Ministria e Jashtme e Shqiperise në bashkëpunim me atë të Rendit, firmën prodhuese të pasaportave, ‘Aleat’ dhe Ambasadën Shqiptare në Londër e arritën këtë pas një punë të përbashkët mëse njëvjecare, e cila filloi me testimin numerik të aplikantëve, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, mjediseve brenda ambasadës, instalimin e pajisjeve elektronike, përputhshmërine e tyre më sistemin e instaluar në Tiranë dhe njoftimin e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Aplikimi per marrjen e pasaportes biometrike apo kartes se identitetit, perben padyshim nje ndër aktet konsullore më të mrëpritura per shqiptaret e Britanise. Ambasadori i Shqiperise ne Londer, Mal Berisha tha per Top Channel se “hapja e zyrës kryhet në vijim të kujdesit që shteti shqiptar tregon ndaj bashkatdhetarëve tanë të vendosur në vende të ndryshme të Europës dhe të botës dhe është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë, për lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut si dhe drejt vendeve të tjera ku sot shqiptarët levizin të lire”.

Deri sot shtetasit shqiptarë mund të pajisen me pasaporta në disa vende të botës, si në Itali, Greqi, Belgjikë, SHBA. Pritet që së shpejti të ofrohet i njejti shërbim edhe në Zvicër. Te interesuarit mund te informohen prane Ambasades Shqiptare ne Londer apo edhe ne faqen e internetit te saj, per menyren dhe teknikalitetet e aplikimit. Padyshim nje mundesi e tille u kursen mijera shqiptareve shume kohe fizike, si dhe shpenzimet jo te pakta te udhetimit deri ne Shqiperi per nje aplikim te tille.

Top Channel