Korçë, dhunohen zyrat e LSI-së

08/06/2013 00:00

Katër zyra të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë janë dhunuar gjatë nates, pas ndeshjes Shqipëri-Norvegji.

Sipas njoftimeve, zyrave elektorale të kësaj partie në lagjet 1, 2, 13 dhe 14 të qytetit u janë grisur posterat, flamujt dhe thyer xhamat, ndërkohë që nga LSI është bërë edhe njoftimi pranë policisë.

“Më datë 7 qershor, pas prezantimit të kandidatit dhe pas ndeshjes Shqipëri-Norvegji, në lagjet 1, 2, 3 dhe 14, nga persona të papërgjegjshëm janë sulmuar zyrat e LSI. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen nga këto veprime. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me forcat e policisë për zbardhjen e incidentit të ndodhur mbrëmë”, ka deklaruar Vasiona Koço, zëdhënëse e LSI, Korçë.

Top Channel