Fituesja e “The Voice of Italy”

08/06/2013 00:00

Vazhdojnë pritjet dhe nderimet zyrtare për Elhaida Danin dhe kantautorin Riccardo Cocciante.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi zërit të njohur të muzikes italiane titullin  “Naim Frashëri” me motivacionin:  Si një artist mbareboteror, mik i shquar i Shqipërise, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirterore”

“Zoti Cocciante, ju e shoqëruat Elhaidën tonë të dashur në majat e suksesit, të suksesit të kulturës, të artit, të muzikës, të talentit. Por kultura, muzika e këngëtarëve italiane, midis të cilëve edhe ju, ka një vend të veçantë midis shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha presidenti Nishani.

Nje vleresim i tille shkaktoi mbresa te forta tek kantautori italian.

Vemendja eshte rikthyer tek Elhaida Dani, ne takimin me kryeministrin Berisha, i cili i beri urime te perzemerta fitueses se “The Voice of Italy”.

“Shqiptarët kanë qenë të elektrizuar atë natë nga fitorja jote, e kanë pritur me një entusiazëm të jashtëzakonshëm, sepse të fitosh në atdheun e këngës dhe muzikës është fitore e madhe”, tha Berisha.

“Ju falenderoj shumë për mikpritjen. Mallëngjehem se nuk mendoj se i meritoj të këto gjitha ndërime që po më bëhen mua. Ju falenderoj për gjithcka po bënë për mua”, tha Elhaida Dani.

Z. Berisha falenderoi Z. Cocciante per mbeshtetjen qe i dha Elhaides. Ne perfundim te takimit, ai i dhuroi kengetares nga Shkodra, simbolin e çelesit Sol dhe monedhen e argjendte te 100-vjetorit te Pavaresise, ndersa kantautorit italian, nje pene te argjendte, se bashku me monedhen e 100-vjetorit.

Top Channel