Cocciante dhe Elhaida në Tiranë

07/06/2013 00:00

Kantautori italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë, me ftesë
të Ministrisë së Kulturës dhe kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, në
shenjë vlerësimi dhe falenderimi për udhëheqjen artistike të Elhaida
Danit në programin “The Voice of Italy”, ku ajo u shpall fituese.

Zoti Cocciante do te pritet sot nga ministri Zhiti se bashku me kengetaren Dani. Diten e shtune, Z. Cocciante do te dekorohet nga Presidenti i Republikes.

“Eshtë hera e parë dhe jam shumë i lumtur që vij këtu, mbi të gjitha për faktin që bashkëpunova për dicka artistike mes Shqipërisë dhe Italisë. Kam menduar se gjithnjë se arti, muzika nuk duhet të kenë kufij. Italianët u treguan mendjehapur për zgjedhjen e një këngëtareje shumë të mirë. Ky për mua është një çmim i dyfishtë”, tha Cocciante.

Top Channel