Avokati i Popullit, rekomandim për KQZ-në

07/06/2013 00:00

Kreu i Unionit të Gazetareve Aleksander Çipa është takuar me Avokatin e
Popullit, Igli Totozani ku i ka shprehur me shqetësim vendimin e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas të cilit detyrohen mediat
audiovizive  të transmetojnë materiale filmike të fushatës zgjdhore  të
montuara nga subjektet politike.

Pas protestave, tha Cipa, eshte radha e komunikimit institucional, pasi perveç lirise se mediave ky vendim prek nenet e Kushtetutes mbi te drejten e informimit.

“Ne e konsiderojmë këtë një precendet të rrezikshëm, i cili rrezikon dhe dhunon drejtpërdrejti pavarësinë e Informimit prej mediave të pavarura në Shqipëri, raportimin prej reporterëve të mediave audiovizive shqiptare dhe që praktikisht që deformon misionin natyral, duke i futur partitë politike si ndërmjetëse në informimin për opinionin publik për fushatën zgjedhore”, tha Çipa.

“Në parim, ne jemi për moscënueshmërisë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë të mundshme të lirisë së mediave. Kam ngritur një grup pune, i cili deri ditën e hënë do të përgatisë qëndrimin zyrtar të institucionit të Avokatit të Popullit. Besoj se do të jetë një rekomandim ndaj KQZ-së, por ndoshta nuk do të jetë i vetmi mjet që do të përdorim”, tha Totozani.

Unioni i Gazetareve ka nisur protestat pak dite me pare per kete legjitimim te publikimit te kasetave te montuara nga partite politike. Nderkohe qe Komisioni i Zgjedhjeve ka reaguar duke u shprehur se KQZ ne kete vendim i referohet Kodit Zgjdhor te miratuar me konsensus nga partite politike.

Top Channel