PS: Agjenci Kombëtare për Detin

06/06/2013 00:00

“Në verë plazhi duket magjik, por në dimër përmbytjet që bëhen në këtë
zonë kanë shkaktuar varfëri të skajshme”. Ky ishte konstatimi i banorëve
të Tales në zonën e Lezhës që i parashtruan kryesocialistit Edi Rama.

“Ne kemi në program ngritjen e një agjencie, që do quhet Agjencia Kombetare e Bregdetit, e cila do ketë të gjithë fuqinë ligjore dhe institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare”, tha Rama.

Takimet e Ramës vijuan në qytetin e Lezhës.

“Ne do t’i ulim taksat për mësuesit. Cdo muaj mësuesit do të kursejnë dhe në fund të vitit do të kenë një rrogë më shumë”, tha Rama.Kreu socialist ne bashkebisedim me banoret e Lezhes, u shpreh se PS do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per ushtaraket e liruar nga detyra.

I pyetur nga te pranishmit edhe per 21 janarin dhe se cila do te jete zgjidhja qe qeverisja e neserme do t’i jape kesaj çeshtje, Rama u shpreh: “Ne nuk do te bejme prokurorin dhe gjykatesin e asgjeje, por ne do te krijojme te gjitha kushtet qe 21 janari te gjykohet me drejtesi dhe qe te gjithe ata qe u perfshine ne vrasjen e atyre njerezve te pafajshem, te shkojne perpara drejtesise.”

Top Channel