Meta: Ekonomia pranë recesionit

06/06/2013 00:00

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, në forumin me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm
ekonomik për një punësim të sigurt”,  deklaroi se propozimet ekonomike
të lidershipit aktual të Qeverisë janë konfuze dhe populiste.

Meta solli ne vemendje raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tremujorin e parë të këtij viti, në të cilën thuhej se ekonomia shqiptare u rrit vetëm 0.5 për qind, pra shumë pranë recensionit, kreu i LSI deklaroi se masat qe LSI propozon jane afatgjata.

“E para që ne të kemi një ristrukturim sa më shpejtë dhe me efekte afatshkurtra dhe afatgjata për ekonominë e vendit, nga një ekonomi punësimi, në një ekonomi, e cila ecën drejt rritjes të prodhimit dhe gjithë politika e taksave të vihet në këtë funksion dhe të rritjes së punësimit”, tha Meta.

Patrick Diamond, ish-këshilltar ekonomik i kryeministrave britanike Tony Blair dhe Gordon Broën, qe ka asistuar programin ekonomik te LSI e vleresoi ate realist dhe zbatimi i tij tha ish-hartuesi i politikave ekonomikeve te laburisteve do te nxirrte vendin nga kriza.

Top Channel