Berisha: Nga sivjet paga e 13-të

06/06/2013 00:00

Kur kanë mbetur edhe 17 ditë nga zgjedhjet, Sali Berisha ka zgjedhur
Gramshin, në qarkun e Elbasanit për të bërë një nga premtimet më të
rëndësishme të fushatës elektorale. Premtimi lidhet direkt me te gjithe
ata qe marrin një rroge në shtet dhe me pensionistët.

“Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet dy here më shumë se çmimet. Jam sot këtu për t’u premtuar të gjithë punonjësve të administrates shqiptare, se pavaresisht nga rritja e pervitshme, do të nisë nga fundi i këtij viti rroga e 13-të për ta nga Partia Demokratike”, tha Berisha.
 
Me kete premtim Kryeministri Berisha i del perballe llogaritjes se Partise Socialiste, e cila thote se nga taksa progresive, qytetaret gjate nje viti do te kursejne pothuajse nje rroge mujore.

Sali Berisha replikoi me Edi Ramen, sipas te cilit me taksen e sheshte ata qe marrin paga me te uleta, paguajne me shume se Kryeministri.

“E turpshme kjo qe thua. Kryeministri paguan taksa aq here me shume sa here me te madhe e ka rrogen se çdo qytetar tjeter. Se taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme, ai qe merr 10 paguan vetem 1; ai qe merr 100 paguan 10; ai qe merr 1000 paguan 100, pra 100 here me shume sesa ai qe merr 10”, tha Berisha.

Sali Berisha i ktheu pergjigje Edi Rames edhe per kaskaden e Devollit, qe ka nisur te ndertohet ne zonen e Gramshit nga gjiganti norvegjez ‘Statkraft’.

“Behet qesharak ai që e quan përrallë vendimin për të ndërtuar hidrocentralin e Devollit, për të investuar një miliard euro në rrethin tuaj, për të punësuar mijëra e mijëra qytetarë nga Gramshi”, tha Berisha.

Top Channel