“Më thonë pastaj mos u merr me protestuesit”, Rama nxjerr videon nga tubimi në bulevard: Ky patrioti i Çamërisë, i dënuar tre herë në Belgjikë si trafikant droge
Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu në vazhdën e deklaratave që theksojnë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Shqipërinë, lëshoi një tjetër deklaratë që vë theksin sërish tek ky proces.
“Këto zgjedhje janë një test për demokracinë shqiptare, dhe unë shpresoj që ky test të kalohet me sukses nga Shqipëria”, shkruan ambasadori Arvizu në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Një ditë më parë, kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu.
Ndërsa në postimin e datës 4 qershor, ambasadori amerikan bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme. “Populli shqiptar meriton të dëgjohet. Jepuani këtë mundësi!”.
“Nëse nuk votojmë, nuk flasim”
“Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Ky ka qenë apeli që Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë shqiptarëve për t’u drejtuar kutive të votimit në 23 qershor.
Apeli erdhi në formën e një fotografi të postuar në Facebook ku përcillet një mesazh i thjeshtë: “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Më pare ishte ambasadori Arvizu, sërish në Twitter shkruante: “Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë”.
Ndërkohë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Tiranës, kryediplomati amerikan theksoi se “Që një demokraci të funksionojë, pjesëmarrja sa më madhe që të jetë e mundur në votime është një element që ka nevojë të rritet. Mos lejoni që të ketë ndikim në votën tuaj”, u shpreh Arvizu, sipas të cilit të rinjtë duhet t’i bëjnë politikanët përgjegjës, përballë tyre pasi procesi zgjedhjve është shumë i rëndësishëm.
Top Channel