KQZ, vendim për zgjedhjet e pjesshme

05/06/2013 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar gjatë pasdites mbledhjen e tij, ku janë diskutuar çështje të ndryshme.

Kryetarja e Komisionit, Lefteri Lleshi ka njoftuar vendimin për dokumentacionin e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Bulqizës, komunën e Thomanes dhe njësinë bashkiake numër 1 në Tiranë.

“KQZ vendosi që për zgjedhjet e pjesshme vendore kandidatët do të përdorin dokumentacionin e kandidimit për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe i njëjti material zgjedhor. Në pikat e votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë edhe një kuti votimi shtesë”, ka deklaruar Lleshi.

Sikundër është kthyer në rutinë, gjatë mbledhjes nuk kanë munguar përplasjet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

Duke iu përgjigjur këtyre të fundit, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ka kërkuar që KQZ të mos shndërrohet në foltore për deklarata politike.

Top Channel