Berisha: Të votojmë për integrimin

05/06/2013 00:00

Me 39 kilometrat e saj, rruga e re Shkodër-Han i Hotit ka hapur një
perspektivë tjetër për udhëtarët dhe bizneset që lidhen me Malin e Zi.

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, që morën pjesë në inaugurimin e saj, propozuan që rruga Shkodër-Hani i Hotit, te marre emrin rruga nr 44, numri me te cilin Partia Demokratike përfaqesohet ne zgjedhje.

Per Kryeministrin Berisha, kjo rruge e re, si qindra te tjera te ndertuara ne pak vjet, eshte modeli i zhvillimit qe propozon Qeveria e tij.

“Kjo është arritja jonë e madhe. Në këto vite ne ndërtuam së bashku, mbi 10 mijë kilometra rrugë, punësuam mbi 57 mijë qytetarë shqiptarë”, tha Berisha.

Perveç ndertimit te infrastruktures, Kryeministri Berisha u tha banoreve te Malësisë së Madhe se vendosja e takses 10 per qind eshte arsyeja tjeter madhore, perse Shqiperia nuk ra ne krize, por hapi vende te reja pune. Qe siç thote Kryeministri rrezikohen nga taksa markiste e propozuar nga Edi Rama.

“Në këtë taksë, ai që merr 10, paguan vetëm 1, ai që merr 100, paguan vetëm 10, ai që merr 1000 paguan 100 herë më shumë se sa ai që merr 10. Taksa që ofron shoku i autobusit është taksa e largimit masiv të investitorëve të huaj nga Shqipëria, e rrënimit të mijëra, dhjetëra vendeve pune”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi shqiptaret te votojne programin e Partise Demokratike per punesimin, qe bazohet ne rritjen e metejshme te pagave dhe pensioneve, lehtesite e reja fiskale per fermeret dhe biznesin.

“Ne jemi të sigurt se bizneset në Shqipëri do zgjerohen së paku me 40 për qind.Ne jemi të sigurt se investimet e huaja në Shqipëri, katër vitet që vijnë do të rriten nga 4.2 miliardë në 6 miliardë dollarë”, tha Berisha.

Berisha në Malësi të Madhe, sulmon alternativën e Ramës

Në Malësi të Madhe dhe më pas në Vaun e Dejës, kryeministri Berisha u kërkoi fermerëve dhe bizneseve të refuzojnë me votë alternativën e Edi Ramës, për heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë.

Ky propozim, sipas kryeministrit, do të thotë rrëzim i murit që mbron këto prodhime shqiptare nga importi dhe rrjedhimisht falimentim i sipërmarrjeve vendase.

“Nga ky shesh dua të theksoj se platforma që paraqet shoku i autobusit për fermerët shqiptarë është një kobë i vërtetë për fermat e tyre. Çfarë premton ai? Ai premton që lumenjtë e djersës që keni derdhur, fermat që keni ngritur, t’jua falimentojë duke hequr taksën e vlerës së shtuar për miellin, për qumështin, për vezën, për bukën dhe kjo do të thotë se vezët në Shqipëri nuk kanë pse të shiten, sepse do të vijnë nga gjemitë me vezë nga pularitë gjigande të Europës, të cilat i prodhojnë me kosto shumë të ulët dhe mund t’i shesin me po ato çmime. Me premtimin e tij se do të heqë TVSH-në për miellin do të thotë se ju s’keni pse të mbillni më grur, sepse prodhuesit e mëdhenj të grurit, nëqoftëse heqim TVSH Ukraina, Rusia, Kanadaja, Argjentina do të sjellin këtu grur me çmime që do të bllokojnë çdo shitje tuajën”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi banorët e qarkut të Shkodrës të marrin pjesë masivisht në votime dhe të votojnë Partinë Demorkatike për t’i dhënë asaj mandatin e 8-të në qarkun e Shkodrës.

Top Channel