Një ditë pasi opozita i kërkoi zyrtarisht organit të akuzës për t’u bërë pjesë aktive e parandalimit dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit zgjedhor, pranë Prokurorisë ajo ka çuar edhe kallëzimet e para penale.

“Ka të bëjë me institucione si çerdhe apo shkolla të ndryshme fillore apo të mesme, ku drejtuesit janë edhe personat që janë kallëzuar e të penalizuar janë sigurisht vartësit e tyre”, deklaroi Bledar Cuci, nënsekretar i Partisë Socialiste për çështjet zgjedhore.

Në këtë kallëzim, të depozituar në prokurori, janë dy raste, ajo e zonjës Klarita Doku, 53 vjeç, e punësuar në çerdhen e vendosur pranë fushës së tenisit, në njësinë bashkiake nr. 10 dhe po në të njëjtën çerdhe, Znj. Diana Corraj, 58 vjec, me mbi 30 vite e punësuar aty, jane pushuar pasi sipas kallëzmit, nuk janë angazhuar në fushaten e PD.

Ne kerkesen per hapjen e hetimit penal, paditesit i referohen edhe  fakteve te pakontestueshme, sipas tyre te transmetuara ne emisionin “Fiks Fare”, si drejtoret e administrates publike detyronin dhe  organizonin punonjesit e administrates publike per te marre pjese ne mitingun e Partise Demokratike ne Tirane.

Por, keto jane vetem rastet e para te kallzuara ne prokurori, ndersa me dhjetëra te tjere jane regjistruar dhe po perpunohen prane grupit te juristeve qe PS ka ngritur per kete çeshtje, pohon per “TCH” avokati Plarent Ndreca.

“Janë një seri personash që janë ndierë të rrezikuar apo nën presion për vendin e punës, të kushtëzuar me pjesmarrjen apo kontributin në interes të një partie apo një tjetër”, deklaroi Ndreca.

Grupi i juristeve qe po trajton denoncimet e presionit dhe largimeve nga puna te punonjesve te administrates, ka zhvilluar nje takim me prokurorin e Rrethit Gjyqesor Tirane, ku i kane kerkuar caktimin prej tij te nje ofeceri te policise gjyqesore qe te regjistroje te gjitha keto raste.

Kodi penal, per here per keto zgjedhje, parashikon ne disa nene te tij masa te arshpra, deri 7 vjet burg, per kedo qe duke perdorur metoda joligjore ndikon ne devijimin e vullnetit te zgjedhesve.

Top Channel