Ilir Meta vizitoi fermerët në Lushnje, nga ku deklaroi se plani i
punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim nis me rimëkëmbjen dhe
modernizmin e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese në vend.

“Ne jemi të angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë se sa deri tani, në mënyrë që të subvencionojmë të gjitha inputet që janë aq të rëndësishme për të rritur rendimentin, për të rritur prodhimin, për të garantuar një proces të tërë zinxhir të suksesshëm, i cili e lidh më shpejt dhe në mënyrë të sigurt prodhimin me tregun”, tha Meta.

Kreu i LSI-së premtoi përjashtim nga taksat për pesë vitet e para të aktivitetit për fermat që operojnë si entitet i vetëm dhe serat.
 

Top Channel