Në Roskovec, ku mori pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të qytetit
dhe më pas në mitingun elektoral me këtë pjesë të votuesve të qarkut të
Fierit, Kryeministri Sali Berisha i dha rëndësi vetëm projektit të
punësimit të Partisë Demokratike.

Per Sali Berishen ky eshte i vetmi program konkret dhe i besueshem, sepse, sipas tij, Qeveria e Partise Demokratike u provua ne 4 vitet e krizes me te madhe europiane krijoi vende te reja pune.
 
“Ne krijojme vende pune, sepse ne, per rritjen e metejshme te bizneseve, ne hoqem taksen mbi çdo lloj makinerie dhe materiali per bizneset. Ne do te krijojme 250 mijë vende pune, sepse ne do te financojme bujqesine shqiptare, jo me 56, por me 165 milione dollare”, tha Berisha.

Por kusht themelor per zhvillimin, Kryeministri konsideron jo vetem lehtesite fiskale per biznesin dhe fermeret, por edhe ndertimin e infrastruktures moderne. Nje pike ku ai ka gjithmone diçka per t’i thene kreut te opozites, Edi Rama.
 
“Nuk ke arritur te kuptosh se rruga me shume se çdo gje tjeter eshte pune dhe punësim, sepse ne ndertimin e mbi 10 mije kilometrave rruge kemi punesuar mbi 57 mije shqiptare. Sepse çdo njeri aty ku shkon rruga, aty shkon shpresa, aty shkon biznesi, aty ndertohet ferma. Se ndertuam rruge u dy-trefishuan bizneset, sepse ndërtuam rrugë u punësuan në fermat shqiptare mbi 100 mije shqiptare. Shoku i autobusit, dil nga autobusi ta kuptosh se pa rruge te mira, nuk ka sherbim te mire shendetesor”, tha Berisha.

Kryeministri ftoi qytetaret te bashkohen pa dallime politike me Partine Demokratike, e cila, sic thote Sali Berisha, eshte e destinuar te firmose bahke me shqiptaret te gjitha ndryshimet historike te vendit, anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave dhe ne 4 vitet e ardhshme, hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Top Channel