LSI zhvilloi një tubim elektoral në  peshkopi  nga ku Ilir Meta preku
një problem të mprehtë për këtë qytet, mungesën e ujit të pijshëm, edhe
pse është një zonë e pasur me ujëra.

“Jam pak i trishtuar, pasi Dibra është qarku më i harruar dhe më i braktisur nga qeveria Berisha, për sa i takon infrastrukturës. Edhe pas 8 vitesh qytetarët e këtij qarku, kanë më pak se 2-3 orë ujë në ditë. Nuk e meriton Peshkopia këtë situatë edhe pse janë bërë 7 milionë euro investime. Ka ardhur koha, meqënëse Berisha nuk e zgjidhi as problemin e ujit të pijshëm për këtë qytet, rrëzë malit të Korabit, ka ardhur koha që dibranët t’i japin ujë me bisht të lugës dhe jo vota”, tha Meta.

Kreu i LSI-së u premtoi dibranëve ndërtimin e rrugës së Arbërit në mënyrë që ajo siç theksoi ai të mos mbetet legjendë.

Top Channel