‘Albpetrol’, Prokuroria verifikon tenderin

03/06/2013 00:00

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për çështjen e privatizimit të
“Albpetrol” pas kallëzimit të gati katër muajve më parë nga deputeti
socialist Erjon Braçe, mbi dyshimet për shkelje të barazisë së
pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike.

Lajmi konfirmohet nga burime të Njësisë Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar pranë kësaj Prokurorie, e cila ka dyshime të forta se garancia 10 për qind, e vendosur në tender nga konsorciumi “Vetro Energy”, mund të ketë qenë fiktive.

Burimet theksojne se ashtu sikurse ka kryer kallëzimin edhe deputeti socialist Braçe, verifikimet po kryhen per disa vepra penale sikurse mashtrimi, shperdorimi i detyres dhe shkelja e barazise ne tendera te kryera ne bashkepunim.

Prokuroria po verifikon dyshimet per vertetesine e garancise bankare te paraqitur nga kompania e shpallur si fituese ne fazen e pare. Verifikimet prekin edhe konsulentin amerikan te qeverise shqiptare, firmen “Patton Boggs”, per te cilen ka dyshime te forta se ka favorizuar konsorciumin dhe ka dhene konfirmimin e garancise tashme nen hetim.

Prokuroret bejne te ditur paraprakisht se pavaresisht tejkalimit të afateve ligjore dhe shpalljes së tenderit si të dështuar, kompania nuk ka derdhur për llogari të qeverisë garancinë e detyrueshme ligjore prej 85 milionë euro. Në atë kohë Qeveria shqiptare së bashku me “Patton Boggs” deklaruan se garancia ishte verifikuar si e rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Por pasi tenderi dështoi dhe konsorciumi i biznesmenit Rezart Taci nuk pagoi shumën prej 850 milionë euro, Qeveria nisi procedurat për të ekzekutuar garaninë dhjetë për qind. Por deri tani garancia nuk ka mbërritur në arkën e Qeverisë.

Top Channel