Tronditet qeveria britanike

02/06/2013 20:00

Është tabloidi “The Daily Mail” i së dielës, që shkruan se Kryeministria tronditet nga një aferë dashurie.

Nuk jepen shumë hollësira, por kuptohet se kryeministri Cameron ka zhvilluar bisedime urgjente për këtë krizë të re.

Personat e përfshirë në këtë aferë të pretenduar janë të moshës së mesme dhe tashmë kjo aferë ka përfunduar, por kur kryeministri Cameron ka mësuar emrat është tronditur dhe habitur tej mase.

Por, mesa duket, kryeministri është i shqetësuar për implikimet politike të këtij skandali.

“Dinamit” e konsiderojnë këshilltarët e Cameron, nëse identiteti i personave të përfshirë në aferë do të publikohen.

Ky skandal është i fundit në një sërë zhvillimesh të pakëndshme për kryeministrin britanik, i cili ka boll andralla me partinë e tij konservatore.

Nuk është hera e parë, që në zyrën e kryeministrave britanikë ka pasur afera të tilla.

Një e tillë ishte marrëdhënia intime mes ish-kryeministrit Xhon Mejxher dhe ministres së kabinetit të tij, Eduina Keri, e cila u mbajt sekrete për dy dekada, deri në vitin 2002.

Nëse do të konfirmohet zyrtarisht kjo aferë, pozicioni i kryeministrit britanik do të jetë akoma më vulnerabël, për shkak të luftës së brendshme në gjirin e partisë së tij konservatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA