Arvizu vlerëson aktivitetin e organizatave për riciklimin

29/05/2013 00:00

Ambasadori i SHBA Aleksander Arvizu i ka dhënë çmimin kampion i ‘Act
Now’ organizates joqeveritare “I Recycle”, për nismën e ndërmarrë për
riciklimin e mbetjeve, e cila ndikon pozitivisht në komunitet.

Kjo organizate u tregon qytetarëve se si mund t’i kushtojnë vëmendje problemit në rritje të menaxhimit të mbetjeve.

Ajo ka shperndare nëpër parqet, rrugët dhe zyra të ndryshme në kryeqytet kazane për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme.

Kjo nisme eshte mbeshtetur personalisht nga ambasadori amerikan. Nepermjet faqes ‘Act Now’ ne Facebook  organizatat qe zbatojne projekte qe apelojne ndryshime pozitive ne komunitet kandidohen dhe çdo muaj ka nje juri qe perzgjedh organizaten kandidate fituese.
 

Top Channel