Sipas Malajt ka ardhur koha qe socialistet te mblidhen rreth njeri-tjetrit per te ofruar me shume ndershmeri, e cila vjen siç tha ai jo duke eleminuar njerezit me kontribute nga listat. " /> Sipas Malajt ka ardhur koha qe socialistet te mblidhen rreth njeri-tjetrit per te ofruar me shume ndershmeri, e cila vjen siç tha ai jo duke eleminuar njerezit me kontribute nga listat. ">

Malaj hap fushatën në Vlorë

28/05/2013 00:00

Në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë, kandidati i pavarur Arben Malaj hapi fushatën e tij elektorale.
Sipas
Malajt ka ardhur koha qe socialistet te mblidhen rreth njeri-tjetrit
per te ofruar me shume ndershmeri, e cila vjen siç tha ai jo duke
eleminuar njerezit me kontribute nga listat.

Duke e vene theksin tek mendimi ndryshe i nisur tre vjet me pare ne PS si forme per demokratizim dhe jo perçarje, Malaj tha se sot kjo u kthye ne nje beteje nga te gjithe atyre qe kundershtuan vijen zyrtare e qe perfunduan te perjashtuar nga partia.

Topi: Jo qeverisjes klienteliste

Gjatë vizitës në një biznes në Tiranë, kreu i FRD-së Bamir Topi deklaroi se duhet t’i jepet fund klientelizimit të qeverisë, duke premtuar rregulla të drejta dhe të barabarta për të gjithë bizneset.

“Sot realiteti është i tillë, që ka shumë klientelizëm. Qeveria apo politika, aplikon vetëm politika preferenciale për një grup njerëzish që i konsideron të vet. Kjo është arsyeja që ne jemi futur fort në politikë, me një program të detajuar, shumë serioz, që do të japë mundësi edhe për hapjen e fronteve të reja të punës”, tha Topi.

Kandidati i PR, akuza PD e PS

Kandidati i Partise Republikane ne Gjirokaster, Roland Bejko ka denoncuar dy forcat e medha politike.

Ndersa nga PS kerkoi heqjen e posterave elektorale, qe sipas tij kane bllokuar harten historike te qytetit ,nga aleatet e PD kerkoi ndaljen e sulmeve ndaj perkrahesve te tij.

“Të heqin dorë nga presionet që ju bëjnë njerëzve dhe të shikojnë realisht problemet e qytetit”, tha Bejko.

Milo: Berisha njësoj si në ’97

Partia Demokracia Sociale ka vijuar fushatën në Tiranë, ku kreu Paskal Milo, ka sulmuar Kryeministrin Sali Berisha.

“Ka filluar të gjejë armiq jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Çdo njeri që i kërcënon pushtetin Berishës është armik, sepse ai e njehëson pushtetin, Shqipërinë dhe veten në një”, tha Milo.

Top Channel