Ekzekutimi mafioz në Durrës, ende pa autor

28/05/2013 00:00

Ka mbetur ende pa autor, ekzekutimi i 34-vjeçarit nga Kavaja, Ervis
Qarri (Tafaruci). Ai u ekzekutua pasditen e djeshme ndërsa po udhëtonte
në drejtim të qytetit të Kavajës.

Nga deshmitare okulare, nje automjet tip fuoristrade ne ngjyre te zeze i eshte afruar me shpejtesi mjetit te drejtuar nga Qarri, qe sipas burimeve policore levizte me dokumente te falsifikuara dhe nje person ka qelluar mbi automjet me bresheri automatiku, ne krahun e drejtuesit duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Plepa-Kavajë, në afërsi të Malit të Robit.

Viktima është qëlluar katër herë me armë zjarri e llojit automatik nga persona ende të paidentifikuar. Te pakten dy persona të cilët po udhëtonin me automjetin nga i cili u qellua viktima dyshohet se e kanë ndjekur ate, teksa levizte drejt Kavajes me mjetin tip “Audi” me targë AA 933GE.

Në ndihmë të efektivave të Tiranës e Kavajës kanë mbërritur edhe sherbime të policisë së Durrësit, të cilët kanë ngritur postblloqe në akse të ndryshme, kryesisht hyrje-daljet e qyteteve, po pa mundur te evidentojne mjetin dhe autoret.  Pista kryesore e kesaj vrasje eshte ajo e larjeve te hesapeve bazuar ne aktivitetin e meparshem te viktimes, person me precedent kriminale.
 
Ne vitin 2011, viktima eshte denuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Durresit per kanosje dhe armembajtje pa leje, per nje sherr te ndodhur gjate sezonit turistik 2010 ne zonen e Golemit, ku viktima kishte nje apartament.

Top Channel