Përfundimi i ciklit të Abetares

26/05/2013 00:00

Edhe pse u diskutua gjatë për unifikimin e tekstit të Abetares për nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës, edhe këtë vit fëmijët e klasave të para në Shqipëri e mbyllën duke mësuar me disa tekste.

Ndërkohe, në Kosovë nxënësit e hedhin hapin e parë të mësimit të gjuhës me një tekst unik.

Këtë vit ishin 36 mijë fëmijë, që u ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ku kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojne në gjuhën shqipe.

Sipas traditës tashmë, në përfundim të këtij cikli, ata organizojnë festën e Abetares. Fundi i vitit shkollor ka përkuar edhe me përfundimin e mësimit të të 36 shkronjave të alfabetit shqip, duke i bërë këta nxënës të aftë të lexojnë vetë.

Top Channel