Rama: Rilindje jo vetëm për socialistët

25/05/2013 00:00

Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj për Qarkun e Tiranës në qytetin e Rrogozhinës. Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama ftoi të gjithë votuesit që pa u verbuar nga ngjyrat partiake të votojnë, sic tha ai, për dhënien fund të papunësisë, rrënimit dhe varfërisë.

“Më 23 qershor askush nga ata që jetojnë me dyqanin e tyre në Rrogozhinë apo në gjithë Shqipërinë nuk duhet të mendojë se më kë parti është, por të mendojë se si ta heqë taksën e biznesit të vogël duke vënë kryeqin tek kutia e numrin 29 që është Partia Socialiste. Çdokush që ka një rrogë, nuk duhet të mendojë se i kujt partie është, por më 23 qershor të votojë PS për të hequr taksën e sheshtë”, tha Rama.

Më tej, Rama u ndal tek rendi. Ai tha se krimi ka dalë nga zinxhirët dhe premtoi që se pas 23 qershorit, Partia Socialiste do të vendosë në shërbim të qytetarëve, të sigurisë së tyre dhe të pronave që ata kanë Policinë e Shtetit.

“Sot krimi ka dalë nga zinxhirët dhe ka marrë kontrollin duke cënuar sigurinë e cdo individi dhe cdo prone. Më 23 qershor shqiptari i zakonshëm me votën për PS do ringrejë Policinë e Shtetit dhe do të kthejë atë në mbrojtje të vetes dhe pronës së vet. Për të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera 23 qershori është dita kur Shqipëria do të vendosë mes rrënimit të mëtejshëm apo Rilindjes, mes rritjes së papunësisë apo punësimit real, mes falimentimit të biznesit apo shtimit të biznesit. 23 qershori nuk është Rilindje vetëm për socialistët, por është Rilindje e shqiptarëve dhe për shqiptarët”, tha Rama.

Rama: Do të jem në krye të legalizimeve

Kreu i Partisë Socialiste, në një takim me banorë të Paskuqanit, deklaroi se Qeveria nuk i ka kthyer syte kurrë nga kjo zonë, nderkohë që koha ka shkuar para nga vetë banorët, që kanë ndërtuar shtëpi, por mbeten të izoluar.

Rrëfimi i një mësuesi në Kamëz, gjatë takimit të kreut të opozitës me banorë të kësaj bashkie, konkretizoi atë që Edi Rama prej kohësh denoncon si tejet të rëndë për arsimin, atë që ai quan përdorimi i mësuesve dhe politizimi i shkollës nga Kryeministri Sali Berisha.

“Do të ktheheni në punë pa kushtin për të marrë teserën e Partisë Socialiste dhe askush, asnjëherë nuk do t’ju kërkojë që të merrni teseren e Partisë Socialiste, në rast se nuk do të jetë një vendim i juaji personal”, tha Rama.

Ne takim me banore te kesaj bashkie, ashtu si edhe me heret ne Paskuqan, dy zona ne periferi te Tiranes ku shqetesimi i tyre me madhor ka qene legalizimet, Edi Rama cilesoi te ulet lojen e Kryeministrit Berisha me kete proces.

Ne çdo prag zgjedhje ai nis procese legalizimi qe nuk i perfundon kurre per ta pasur si premtim ne zgjedhjet e ardhshme, tha Rama duke iu zotuar banoreve te ketyre zonave.

“Menjëherë pasi ne të marrim votën e shumicës, ne do të fillojmë procesin e legalizimeve përsëmbari. Unë ju zotohem ju se do të jem unë personalisht në krye të këtij procesi”, tha Rama.

Kreu i opozites bashkebisedoi me banoret e ketyre zonave per shqetesime te tjera qe ata ngriten per t’i adresuar. Rama tha se dallon nga Kryeministri Berisha, i cili premton perralla dhe nuk ben asgjë, ndersa ai preferon te jete realist. “pas katër vjetësh këtu nuk do të jetë Zvicër, por do të ketë shtet”, premtoi Rama.

Top Channel