Frank Ribery shpreson që ky të jetë viti kur ai më në fund do të fitojë Ligën e Kampioneve pas dy finaleve të humbura me Bayern Munchen (ndaj Inter dhe Chelsea).
Bavarezët do të kenë përballë Borussia Dortmund ditën e shtunë dhe francezi beson se kjo është mundësia më e mirë për të fituar një Champions në karrierë.
“Shpresoj që ky të jetë viti i duhur. Kam arritur dy herë në finale dhe nuk e kam fituar Champions-in. Kam kohë që e pres një fitore në një finale si kjo”, u shpreh Ribery për uefa.com.
Sulmuesi kujtoi edhe sezonin 2011-2012, kur Bayern doli në vend të dytë në Bundesligë dhe humbi finalen e Champions ndaj Chelsea: “Ishte një vit i mirë dhe i keq njëkohësisht. Luajtëm shumë mirë dhe korrëm shumë fitore, por nuk ngritëm asnjë trofe dhe u trishtuam shumë.”
Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar, duke nisur nga Bundesliga: “Këtë sezon kemi fituar titullin në Gjermani duke thyer rekorde. Jemi sërish në finalen e Champions dhe kësaj radhe duam ta fitojmë.”
Top Channel