Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së
krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së
hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre
ligjeve.
Por diplomati amerikan deklaroi se kjo seance do të ishte mundesi për atë që specifikon si zgjidhje, konstituimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deklaratë që ai e bëri në diten e parë zyrtare të fushatës elektorale.
“E drejtë, sot është dita e parë e fushatës elektorale, por mesa duket ajo ka nisur. Kemi qenë shumë të qartë për pozicionin e SHBA-ve për zgjedhjet dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kam dëgjuar gjithashtu se do të zhvillohet një seancë e posaçme të hënën në Parlament, kështu që është një mundësi shumë e mirë, që përveç tre ligjeve të shfytëzohet kjo mundësi edhe për konstituimin e KQZ-së. Shpresoj që të dyja palët të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie”, tha Arvizu.
Ambasadori amerikan i beri keto deklarata pas vizites ne Gjykaten Kushtetuese, ku se bashku me kreun e kesaj Gjykate Bashkim Dede, ata thane se nuk kishin folur per tema te veçanta, perveç se është konfirmuar sipas tyre mbështetja e SHBA per punen e kesaj Gjykate.
Top Channel