
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet
konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.
“Këto vende nuk janë thjesht vende punë. Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ-së që është cënuar në mënyrë të padrejtë nga mazhoranca aktuale dhe çështja nuk është që të çohen 3 vende por të vendoset konsensusi dhe besimi te KQZ-ja. Prandaj i takon mazhorancës të tregojë reflektim dhe përgjegjshmëri në këtë drejtim ndërkohë që opozita ka shprehur bindjen e plotë në administrimin e këtij procesi duke menduar në instrumenta shtesë”, tha Meta.
Gjatë një konference të shkurtër për mediat, kreu i LSI ashtu si edhe një ditë më parë kërkoi angazhimin e maxhorancës për të votuar tre ligjet e integrimit në Parlament.
“Është koha që kryeministri aktual zoti Berisha të tregojë gadishmëri dhe qartësi pa ekuivok dhe në ditët që vijojnë të votojmë 3 ligjet.T`i japim mesazhin e përgjegjshmërisë qytetarëve tanë duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit që kanë nevojë reformat e integrimit europian por edhe të modernizimit të shtetit tonë”, tha Meta.
Top Channel