
Kryeministri Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. Deklarata e Berishes erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së, Ilir Meta, për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
”Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti Shqiptar për të votuar ligjet. Por, aty ne shkojmë ballëhapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa t’i mjeran vjen në Parlament me çelësin në qafë”, tha Berisha.
Pak përpara deklarates së kryeministrit në Kukes, kreu i LSI sapo kishte lëshuar apelin me te fundit publik ndaj tij për të votuar tre ligjet, duke falenderuar kreun e PS-s, Edi Rama pse atë që Meta e quajti gadishmëri e qartë dhe pa ekuivoke për të votuar 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit nga PS.
”Tani ka ardhur koha që edhe kryeministri aktual, zoti Berisha, të tregojë të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë të votojmë këto tre ligje, të japim këtë mesazh të përgjegjshëm. Ky kompromis është edhe në të mirën e Doktorit, duke qenë se është i bindur në fitore, ndaj merr ligjet dhe i zbaton në mandatin e ardhshëm në shtator”, deklaroi Meta.
Ilir Meta e kërkon këtë kompromis, me argumentin se maxhoranca aktuale dhe presidenti Nishani kanë realizuar kohët e fundit, emërime të dyshimta në gjykatat e larta të vëndit sidomos atë kushtetuese.
Përballë kësaj situate, Ilir Meta thotë se opozita dyshon që edhe emërimet ne Gjykatën Administrative mund të jenë policë.
Edi Rama, gjatë një interviste për “Top-Channel”, mbrëmjen e së mërkurës, i mbështeti propozimet e Metës.
Kryeministri Berisha, sikurse nga Gjirokatra edhe në Kukës kërkoi mbledhjen e Parlamentit për miratimin e tre ligjeve të integrimi, por edhe të amnistisë fiskale. Seanca e të hënës do të jetë tregues se cfarë do të ndodhë me tre ligjet.
Top Channel