Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali
Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t’i kërkojë opozitës
miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.

“I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer sot për të gjithë shqiptarët”, tha Berisha.

Duke e cilesuar motin e keq dhe reshjet e shiut si shenja te fitores, Kryeministri Sali Berisha tha se kjo Qeveri kerkon nje mandat te trete jo se ka dyfishuar bisneset, ka subvencionuar ndertimin e qindra fermave dhe mbjelljen e 600 hektarëve dru frutorë, por per investimet qe do te beje per ta shnderruar Kukesin dhe gjithe Shqiperine ne nje vend te zhvilluar.

Ndersa nuk e artikuloi premtimin per liberalizimin e vizave me SHBA, ajo nuk mbeti jashte deklaratave te Kryeministrit, teksa sulmoi kundeshtarin politik Edi Rama.

“Dje deklarove se Berisha kërkon heqjen e vizave me Amerikën, që të mos mbetet shqiptar në Shqipëri. Me metrin tënd, me moralin tënd, ashtu del, por për shqiptarët, për këta që janë këtu, për ata që janë në Amerikë, Shqipëria është Amerika e Amerikave, Shqipëria nuk është me pasurinë e Amerikës, por ka baltën më të ëmbël se mjalta, për shqiptarët Shqipëria është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore”, tha Berisha.

Kjo alternative e mohimit te shqiperise se zhvilluar deklaroi berisha do te marre pergjigje ne23 qershor.

“Nga autobusi yt mavi, të jeni të sigurtë, se do të shpallë Shqipërinë spital psikiatrik. Por jo! Qetësohu, disfata të pret, 23 qershori po vjen. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë”, tha Berisha.

Top Channel