Tragjedia e Himarës, lule në vendin e ngjarjes

22/05/2013 00:00

Të afërm të viktimave të tragjedisë së Himarës, studente të
universitetit të Elbasanit dhe banorë të Himarës bënë të martën homazhe
në vendin e aksidentitn ku humben jeten 13 persona nje vit me pare.

Ata kane vendosur lule ne vendin ku me 21 maj te vitit 2012 11 studente, drejtuesi i autobusit dhe i fejuari i nje prej vajzave humben jeten.

“Ne vijmë në këtë përvjetor të parë të largimit fizikisht nga ne të këtyre studenteve të mrekullueshme, me një brengë të madhe shpirtërore. I vetmi ngushëllim që na mban lart moralin është simbolika që këto studente shembullore krijuan”, thotë Liman Varroshi, rektor i Universitetit te Elbasanit.

Te pranishem ne ceremoni ishin edhe banoret e qytetit te himmares qe nje vit me pare pane me syte e tyre tragjedine e rende.

“I sjellim në kujtesë përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit të spitalit të Himarës, që vajzat të mbeteshin në jetë”, thotë Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës.

Top Channel