Në komunën Pajovë të rrethit të Peqinit, kryesuesi i listes së PS-së për
Qarkun Elbasan Ben Blushi shprehu bindjen se me deputetin Alfred Peza
dhe përparësinë që PS do t’i japë fshatit, kjo zonë dhe të gjitha zonat
rurale në vend do të zhvillohen.

Ai tha se PS do te investoje vetem per kanalizimet 160 milionë euro, ndersa kandidati Peza u perqendrua në projektin konkret te PS per Pajoven.

“Ne e kemi një projekt për ndërtimin e një shkolle të mesme profesionale në Pajovë, ku do i japim asaj drejtim agrar dhe në mënyrë që fëmijët tuaj, nxënësit, nipërit, mbesat, motrat dhe vëllezërit tanë të mësojnë zanatet bujqësore dhe blegtorale sipas modeleve më të mira të shkollave të standardeve europiane”, tha Peza.

PS: Do të permbyllim legalizimet

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka zhvilluar takim me banorë të zonës së njohur si Rrapi i Treshit në Tiranë, të cilëve u ka shpjeguar me detaje mënyrën se si do të zgjidhet përfundimisht problemi i legalizimet, qe PD ka  8 vjet qe e zvarrit sipas tij.

Mediu prezanton Dukën

Fatmir Mediu e ka perligjur kandidimin e ish-ministrit socialist, Agron Duka ne listat e PR, si nje e drejte sic tha ai per te afruar njerez me vlera pavaresisht se nga vijne.

“E djathja nuk është pronë e asnjë partie. E djathta është pronë e njerëzve që kanë vlera, e njerëzve të lirë, e njerëzve që besojnë tek vetja. Politika shqiptare është bërë politika e njerëzve të emëruar për të krijuar grupe dhe klane për të shërbyer pastaj në pushtet në mënyrë të verbër”, tha Mediu.

Top Channel