Berisha: Shqipëria, shembull për tolerancën fetare
21/05/2013 00:00
Kryeministri Sali Berisha flet në konferencën e OSBE-së mbi tolerancën dhe mosdiskriminimin.
“Shqipëria është shembull për tolerancën fetare. Kjo konferencë e OSBE-së është me shumë rëndësi”, u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se marrëdhëniet ndërfetare nuk kanë ngjallur probleme serioze, ndërsa theksoi se dhuna ndaj gruas është një model diskriminimi patriarkal.
Gjate dites, nje raport i Departamentit Amerikan te Shtetit, vinte alarmin per rritjen e niveleve te diskriminimit fetar ne bote gjate 2012-s, por Shqiperia figuronte midis vendeve me tolerancen me te larte dhe me pak problematike ne bote.
Top Channel