Në 40-vjetorin e revoltës në burgun famëkeq të Spaçit, gjatë së cilës
pati edhe 4 viktima janë përkujtuar në një simpozium në Akademinë e
Shkencave në Tiranë, të gjithë ata që kanë vuajtur në burgjet e
diktaturës.

“Pas 29 vjetësh, për herë të parë në diktaturën u ngrit flamuri me shkabën dykrenare pa yllin mbi krye. Ky flamur u valëvit për tre ditë me radhë. Regjimi i tronditur mori masat më brutale. Kryengritja e atyre burrave të paarmatosur do të shtypej nga njerëz të armatosur gjer në dhëmbë”, kujton profesor Islam Spahiu, ish i burgosur politik.

Ish te burgosurit ankohen se megjithe skrificen e tyre, Qeveria i ka harruar, duke i lënë pa përkrahje, pavarësht se një pjesë e madhe e tyre ndodhen në një moshë shumë delikate.

Kryetarja e Grupit te Punes per ish te Perndjekurit Politike ne Partine Socialiste, Keti Bazhdari, e cila edhe vete vjen nga nje familje e persekutuar, eshte shprehur se problemi i ish te burgosurve ka 22 vjet pa zgjidhje dhe se integrimi i tyre perben nje pjese te rendesishme te programit politik te PS-se ne zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel