Bajram Curri, grindet me nënën, vetëplagoset vajza

17/05/2013 00:00

Një 19-vjeçare tropojane ka tentuar të vrasë veten me thikë, pas një sherri banal në familje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Bajram Currit, ku 19-vjecarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është vetëplagosur me thikë. Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se vajza është vetëqëlluar në prani të vëllait të vogël, menjëherë pas sherrit që pati me të ëmën.

Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjakovës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel