Tiranë, arrestohet i kërkuari për vrasje

16/05/2013 00:00

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë mëngjesin e sotëm një të kërkuar për vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Albert Murataj, ndaj të cilit ishte dhënë masa e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Disa muaj më parë Murataj ishte i përfshirë në një konflikt me armë në zonën e Babrrusë, në Tiranë ku mbeti i plagosur Bledar Kurnakaj. Konflikti kishte lindur pas divorcit të motrës së Muratajt, e cila ishte martuar në familjen Kurnakaj.

Top Channel