‘Fest Argjiro 2013’, 320 artistë nga e gjithë bota

16/05/2013 00:00

Në Gjirokastër është duke u zhvilluar edicioni i katërt i ‘Fest –Argjiro
2013’ me pjesëmarrjen e 320 artisteve nga disa vende të Ballkanit dhe
Europës.

Emocione kanë sjellë në skenën e Odeonit të festivaleve mbrëmjen e së mërkurës grupi i të moshuarve të ansamblit Sklivanos të Janinës, Greqi.

“Ne jemi këtu për herë të parë dhe dua tju them se mes nesh nuk ka kufinj kulturore. Mikpritja që gjetem në Gjirokastër ishte e rrallë dhe dëshmon miqësinë e thellë që  ekziston mes të dy kombeve. Sic e patë ne kemi në grupin e valleve shumë të moshuar, ata të gjithë u ndjenë shumë  të emocionuar prej ngrohtësisë së publikut dhe kanë vallëzuar me zemer”, u shpreh Panajotis Xhakos, koreograf i Ansamblit ‘Sklivanos’.

Ansambli bullgar i kërcimeve foklorike “Zdaravets” i Sofjes solli në skenën e festivalit 36 artistë kërcimtarë dhe  këngëtarë dhe një larmi kostumesh e melodish.

“Këtu në Gjirokastër ne kemi ardhur me nje grup prej 36 artistësh dhe nuk e prisnim të gjenim një qytet kaq  të vecantë. Ansambli sic e patë interpretoi valle të kombinuara dhe u përpoqëm të sjellim disa rite të hershme bullgare gjithashtu”, u shpreh Bozhidara Stojanova koreografe e ansamblit “Zdravets”.

Polonia u prezantua për herë të parë në Festival përmes ansamblit më të madh në vend  “Bychlewianka” dhe tërhoqi vëmendjen për vecantinë e prezantimit kostumeve dhe veglave muzikore kryesisht harqe që  shoqë ruan intepretimin e vallë tarë ve.

“Unë jam ndjerë shumë mirë këtu në qytetin tuaj, e di që  është në UNESCO, shëtitëm më pare nëpër rrugë dhe u magjepsëm nga pamja, shumë punë në gur një qytet i denjë për t’u vizituar. Ne sjellim këtu në festival disa nga ritmet më tipike polake dhe ndihemi shumë të motivuar prej publikut. Do të rikthehesha me dëshirë”, thotë Sylwia Klewin vallëtare.

Grupi kosovar “Jehona e Dukagjinit” ishte mes atyre që mori më shumë duartrokitje gjatë natës së dytë.

Fest-Argjiro 2013 është shoqëruar edhe me shumë aktivitete si parade e kostumeve që ka përshkuar rrugë te kalldrëmta, ekspozita, promovimeve librash ndërsa është ndjekur nga shume qytetarë dhe turistë të huaj.

Top Channel