Në një kohë që në Gjykatën e Krimeve të Rënda është konsumuar seanca e
217-ë e dështuar ndaj të pandehurit Dritan Dajti dhe kur Gjykata i është
drejtuar disa here me letra publike Ministrise se Drejtesise dhe
Keshillit te Lartë të Drejtësisë, nënkryetari i KLD-së deklaron se
zgjidhja e kësaj situate i takon Gjykatës.

Sipas Elvis Çefa,KLD-ja i ka administruar njoftimet e Gjykates se Krimeve te Renda per dosjen “Dajti”, por nuk mund te nderhyje, ndersa ka reaguar duke tentuar te sensibilizoje avokatet qe te mos mungojne ne proces.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i limituar përsa i përket qëndrimit të tij për cështjen, për shkak të garantimit kushtetues të pavarësisë së gjyqësorit. Kjo është një cështje që i përket Gjykatës dhe duhet të jetë ajo që duhet të marrë masat e saj që i konsideron të arsyeshme bazuar në ligj ndaj të gjithë aktorëve. Kemi bërë rolin tonë duke kërkuar në rrugë zyrtare sensibilizimin e komunitetit të avokatëve nëpërmjet disa shkresave drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të bërë të mundur që procesi të mos dështojë nga mungesa e avokatëve. Kemi kërkuar një ditë më parë që përfaqësuesit e KLD-së në Komisionin Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë që të kërkojë marrjen e masave ekstreme ndaj atyre avokatëvë, që me sjelljen e tyre po tentojnë dhe po çojnë në dështimin e një procesi”, tha Çefa.

Por kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda Sander Simoni u shpreh se e vetmja zgjidhje qe i ka mbetur Gjykates eshte te konsumoje te gjithe listen e avokateve kryesisht e me tej do te propozohet mundesia e ndryshimeve ne Kodin e Procedures Penale.

“Gjykata nuk ka instrument tjetër që të detyrojë avokatët të paraqiten në seancë gjyqësore. Pasi të ezaurohet lista e avokatëve kryesisht, do të drejtojmë këtë çështje në instanca të tjera për të gjetur një zgjidhje tjetër përmes ndërhyrjes ligjore”, thotë Simoni.

Procesi ndaj Dritan Dajtit, edhe pse po zhvillohet me gjykim te pa nderprere,qe do te thote çdo dite, ai çdo dite shtyhet. Duke ndjekur kerkesen e te pandehurit Dajti, i cili thote se nuk ka mundesi financiare qe te siguroje nje avokat personal, Gjykata ka gjetur mbi 60 avokate nga lista kryesisht, te cilet ose nuk paraqiten ose refuzojne ta mbrojne te akuzuarin e krimeve te renda duke e kthyer kete proces ne nje precedent te rrezikshem qe parashikohet te kopjohet edhe nga te pandehur te tjere.

Top Channel