“Jolie iu kthye punës 4 ditë pas operacionit”

15/05/2013 19:30

Mjekja që ka operuar Angelina Jolie ka zbuluar për mediat se aktorja iu kthye punës vetëm 4 ditë pas mastektomisë së dyfishtë. Doktoresha Kristi Funk, e cila operoi Jolie, tha se ajo po mendonte për filmin e saj të ardhshëm menjëherë pas operacionit.

“Katër ditë pas mastektomisë unë u kënaqa shumë që e pashë në humor të mirë dhe gati për punë. Angelina kishte mbuluar muret e shtëpisë me planet për projektin e saj të ardhshëm kinematografik si regjisore”, deklaroi Funk.

“Mendoj se rekuperimi pas operacionit ka të bëjë shumë edhe me pritshmëritë e pacientit. Angelina priste të ishte mirë dhe aktive e për këtë arsye gjithçka ka shkuar siç duhet”, shtoi Kristi Funk.

Angelina Jolie mori vendimin për mastektominë e dyfishtë pasi kishte 87% mundësi për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA