Kukës, tenton të vjedhë dyqanin, plagoset

14/05/2013 00:00

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kukës pas tentativës
për të vjedhur në një dyqan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para
të mëngjesit të së martës, ku 23-vjeçari Kujdesi Ademi është plagosur
nga pronari i dyqanit ku kishte hyrë për të vjedhur.

I riu nga fshati Bardhoc është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit, por më pas për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar pronarin e dyqanit dho po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel