Po zhvillohet për të pestin vit me radhë në Vlorë festivali “Aulona Inter Folk”, ku marrin pjesë rreth 1500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera të rajonit dhe Europës.

Prej tre ditësh në skenën e këtij festivali janë ngjitur grupe nga Italia, Polonia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria duke përcjellë numra të përzgjedhur që kanë marrë vëmendjen maksimale nga publiku vlonjat dhe pushuesit e hershëm që ndodh në këto ditë maji në Vlorë.

Drejtori i festivalit, Sejmen Gjokoli deklaron se festivali është ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Vlorë që ka sjellë elementë të vlefshëm të shkëmbimit kulturor si dhe përkon me çeljen e sezonit turistik.

Top Channel