Kreshnik Qato: Si njoha gruan e jetës sime në tren

13/05/2013 18:45

Kampioni shqiptar i botës në peshat e mesme, Kreshnik Qato, ishte i pranishëm të hënën në emisionin e “Pasdites”, për një arsye krejtësisht të ndryshme nga boksi.

Në një seri dedikuar transportit hekurudhor, 34-vjeçari, së bashku me bashkëshorten e tij në studio, treguan se si lidhja e tyre, nisi dhe u forcua pikërisht në vagonat e trenit, që sillte dy studentët çdo ditë nga Durrësi në Tiranë.

Pasdite në “TCH” – Kreshnik, keni qenë shpesh në qendër të vëmendjes për arritjet tuaja sportive, por asnjëherë për jetën tuaj private.

Kreshnik Qato – Sinqerisht, më bëhet qejfi të flasim për jetën time private, sepse nuk kam folur asnjëherë tamam tamam.

Pasdite në “TCH” – Kreshnik, sa vite keni së bashku?

Kreshnik Qato – Kemi 15 vite që njiohemi dhe 12 vite martesë. Ka qenë çdo gjë natyrshëm, spontane, jemi njohur që në moshë shumë të vogël pasi banonim në të njëjtën lagje, kemi qenë bashkë në shkollë të mesme, por asnjëherë s’patëm diçka mes nesh deri në shkollë të lartë, kur lidhjen tonë e forcoi dhe e transformoi treni.

Pasdite në “TCH” – Si ndodhi që treni u shndërrua në arsyen e lidhjes suaj?

Bashkëshortja e Kreshnikut – Treni nisej në gjashtë, ai ruante gjithmonë cepin tek dritarja, uleshim gjithmonë në të njëjtën vagon dhe kështu ndodhi që nisëm të afroheshim.

Pasdite në “TCH” – Vitet kur frekuentonit trenin, në 1988-89, kushtet e këtij transporti nuk ishin edhe aq të mira. Si ka mundësi që u krijua kjo romancë në ato kushte të vështira?

Bashkëshortja e Kreshnikut – Kushtet ishin me të vërtetë të këqija, trenat ishin edhe me xhama të thyer, por kjo bënte që ai të bëhej aq romantik, më hidhte xhupin, kujdesej për mua. Të rrish me të njëjtin person afër e ngrohtë, krijohet vetvetiu një ndienjë e fortë. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në këtë drejtim luksi dhe ambienti në të cilin ndodhesh.

Pasditë në “TCH” – 15 vite më pas, ju keni dy pasardhës, Kristinën dhe Nikolën, 11 e 10 vjeç.

Bashkëshortja e Kreshnikut – Ata kanë shumë qejf kur i dëgjojnë këto gjëra, sidomos vajza sepse djalit i vjen turp. Kristina gjithmonë thotë më thuaj se si u njohe me babin, ka shumë kuriozitet.

Pasdite në “TCH” – i riktheheni ndonjëherë trenit?

Bashkëshortja e Kreshnikut – Në Londër është pjesë e domosdoshme e jetës, nuk mund të bësh ndryshe, por ato pak ditë që jemi në Shqipëri, gabim është, por nuk i jemi rikthyer. Vetëm kur shikojmë ndonjë film të vjetër shqiptar dhe kemi nostalgji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA