KRRTRSH, leje për komplekse turistike dhe HEC-e

11/05/2013 00:00

Në mbledhjen e fundit të këtij mandati qeverisës, e cila ka zgjatur disa
orë me një axhendë të ngjeshur, Këshilli i Rregullimit të Territorit ka
miratuar një sërë projektesh të përqëndruara kryesisht në fushën e
energjisë dhe turizmit.

Nën drejtimin e Kryeministrit, KRRTRSH-ja ka aprovuar lejet për ndërtimin e disa komplekseve turistike, mes të cilëve një në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër në Hamallaj të Sukthit, që do të ndërtohet nga grupi ‘Balfin’ në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Më parë në këtë zonë, ka patur edhe konflikte deri në përleshje mes banorëve dhe policisë për prishjen e ndërtimeve.

Po ashtu KRRTRSH vec projekteve turistike ka miratuar edhe lejet për ndërtimin e 9 hidrocentraleve të vogla që shtrihen në zona të ndryshme të vendit. Ndërkohë që aprovimi është dhënë edhe për planet rregulluese të disa bashkive dhe komunave.  

Top Channel